75 Mall Live Search
13:22 / E Mërkurë, 07 Qershor 2023 / MSH

Ilir Peci i shkon në zyrë Erden Atiqit, flasin për prapambetjen e shërbimeve publike

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, i ka shkuar sot në zyrë kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Në këtë takim u diskutuan sfidat e qytetarëve të dy komunave si dhe lënia mbrapa e shërbimeve publike.

“Komunat tona do të bëhen të qytetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës” ka thënë Atiq.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sot në zyrën time prita Kryetarin e Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci.

Z. Ilir Peci e urova për mandatin në krye të Zveçanit dhe i urova punë të mbarë.

Së bashku diskutuam për sfidat dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët e komunave tona dhe biseduam për zgjidhjet për ato probleme. Në këto komuna nuk është menduar asnjëherë për qytetarin dhe se janë lënë shumë mbrapa shërbimet publike.

Komunat tona do të bëhen të qytetarëve dhe ato do të jenë vende të banueshme ku normalisht do të zhvillohet jeta sikur në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.