75 Mall Live Search
11:31 / E Diele, 15 Maj 2022 / MSH

Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza së shpejti në bashkëpunim

Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza njihen për emocionet që sjellin nëpërmjet teksteve muzikore.

Ata në industrinë e muzikës tonë kanë sjellë shumë këngë që janë shndërruar në hite.

Së fundmi të dy artistët siç duket janë në përgatitje të këngës më të re e cila do ti kushtohet dëshmorit “Azem Behluli” .

Këtë e bëri të ditur vetë Shkurta përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Shumë shpejt kënga kushtuar dëshmorit “Azem Behluli” në bashkëpunim me Ilir Shaqirin”, ishte mbishkrimi i këngëtares.