75 Mall Live Search
17:32 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ilir Shaqiri krenar me mbesën e tij, diplomon në Fakultetin e Mjekësisë

Këngëtari i mirënjohur, Ilir Shaqiri ka treguar me krenari sukseset e mbesës së tij.

Në një postim në llogarinë e tij të Facebook, Iliri ka treguar  se sot i është shtuar edhe një doktoreshë në familje.

Kjo pasi mbesa e tij, Elma Shaqiri ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

“Edhe një doktoreshë në familjen tonë…Elma (Fatmir) Shaqiri, studentja e dhjetave, sot u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Urime, mbesa ime e mirë!”, ka shkruar Iliri në postimin e tij.

Ndryshe, kujtojmë që së fundi këngëtari i mirënjohur humbi nënën e tij./Indeksonline/