09:12 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ilir Shaqiri në Presidencë, a do të dekorohet nga Thaçi?

Në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt objektit të Presidencës është parë duke hyrë këngëtari kosovar, Ilir Shaqiri.

Artisti shihet i shoqëruar nga djali i tij, Korab Shaqiri.

Shaqiri me gjasë do të dekorohet me Medalje Presidenciale të Meritave nga Hashim Thaçi, pasi që dje presidenti për kontributin në art dhe kulturë që dha me dekada me radhë ka dekoruar edhe artistin, Sabri Fejzullahu./Indeksonline/