75 Mall Live Search
09:10 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / B O

Ilir Shaqiri nuk mban më, shpërthen në ofendime ndaj Tan Bramës

Ilir Shaqiri dhe Tan Brama janë përplasur virtualisht pas një deklarate që ky i fundit bëri disa ditë më parë, ku theksoi se balerini e kontaktonte vetëm për interes. Ky koment solli reagimin e fituesit të “Big Brother VIP”, i cili tha se ishte ziliqar.

“Nuk kam pasur kontakte, e lamë të takoheshim por nuk ndodhi. Më binte telefoni nga ai vetëm për interes, i duheshin balerinë, as nuk pyeste si e ke familjen dhe ja thashë që ti nuk pyet njëherë. Me të tjerët dilte ai me Tanin jo, megjithatë jeta vazhdon.”, tha Brama.

Një ditë më parë, duke komentuar këtë ngjarje, Iliri tha: “Unë nuk njoh asnjë mik që nuk flet mirë për Ilirin. Problemi është që shyqyr që po shprehet tani sepse një ditë që qëndroi aty nuk lidhi as 21 fjalë. Kështu që teorikisht i ka ardhur momenti pas katër muajve që të thotë atë kusurin e 21 fjalëve që la aty dhe kaq.