20:51 / E Premte, 17 Qershor 2022 / OSH

Ilir Shaqiri publikon këngën kushtuar Ukshin Hotit

Këngëtari i njohur dhe mjaft i dashur, Ilir Shaqiri, sapo ka publikuar projektin e ri të titulluar “Tempulli i Lirisë”, shkruan IndeksOnline.

Ai këtë këngë ia ka kushtuar veprimtarit të shquar, profesorit Ukshin Hotit.

Ilir Shaqiri së bashku me Adem Gashin kanë shkruar tekstin e këngës kurse muzikën dhe orkestrimin Edmond Zhulali.

Ky interpretim i mrekullueshëm nga Shaqiri u shoqërua edhe me videoklip mjaft të pasur.

E, kush më mirë se Ilir Shaqiri di të thur vargje e të interpretoj për heronjët tanë?/IndeksOnline/