75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ilir Tolaj dënohet me 3 vjet burgim

Ish-sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, është dënuar me tre vjet burgim.

Gjykata e Apelit ka mirtuar pjesshëm ankesën e Prokurorisë Speciale të Republikës se Kosovës, në rastin e Tolajt dhe gjashtë personave të tjerë, shkruan Indeksonline

Kështu, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i 06.06. 2018, është ndryshuar nga aktgjykimi lirues në atë dënues.

Image result for ilir tolaj indeksonline"

Të akuzuarit në fjalë, janë shpallur fajtorë nga Gjykata e Apelit për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas nenit 422 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës dhe janë gjykuar:

Ilir Tolaj – 3 vjet

B.F. – 2 vjet e 4 muaj

Z.K. – 2 vjet e 8 muaj

Ndërsa V.H.,F.T. dhe R. Th., secilën veç e veç, me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 6-muajsh.

Dënimet do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, ndaj të cilit palët kane të drejtë ankese në afat prej 15-ditësh, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës.

Gjykata e Apelit gjeti se nga provat që janë pjesë e shkresave të lëndës, janë permbushur të gjitha elementet e veprave penale, për të cilat ata janë shpallur fajtorë.