75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ilira suksesshëm drejt majave të muzikës, publikon projektin e ri muzikor

Dita ditës ajo po shënon sukses në arenën e muzikës botërore.

Listës së emrave të vajzave shqiptare që po bëjnë namin me muzikën e tyre u është bashkangjitur edhe një emër tjetër që premton shumë.

Bëhet fjalë për Iliria e cila së fundi ka publikuar projektin më të ri muzikor ‘Extra Fries’ i cili u publikua edhe me videoklip e që sipas këngëtares ka një mesazh shumë pozitiv.

 ‘Përqafojeni trupin tuaj dhe ndjehuni të sigurt, pa marrë parasysh presionin e shoqërisë për tu dukur në një mënyrë të caktuar’ – shkruan ajo në mbishkrimin e videos.

Kujtojmë që Ilira për herë të parë performoi në Kosovë, në festivalin ‘Sunny Hill’ i organizuar gjatë muajit gusht./Indeksonline/