Iliri shpëton të nominuarit, anulohet televotimi për të shtunën
Pas largimit këtë të mërkurë nga shtëpia e “Big Brother Vip Albania” të Ilir Vrenozit, televotimi për të shtunën është anuluar.
Në televotim ishin Iliri, Agelo, Keijsi dhe Greta.
Vrenozi vendosi të linte garën pasi siç deklaroi nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

