Iliri uron Gilin për ditëlindje, kaq romancë ka nga çifti i estradës që mbijetoi gjatë në skenë

Ilir Berani ka uruar Gilin, për ditëlindjen e saj të 59-të.
Duke kujtuar kohët bashkë, nga studimet e deri tani, Iliri thotë se ndjehet me fat që i mbajti dorën dhe kaloi këtë rrugëtim bashkë me të.
“Dëshmia dhe kurorëzimi i dashurisë sonë janë dy djemtë tanë, Roberti dhe Redoni.
Kur menduam se nuk mund të jemi më të lumtur se kaq, Zoti na dërgoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do të na gëzojnë shumë shpejt edhe me një mbesë. Uroj t’i përjetojmë edhe fëmijët e Redonit”, shkroi Iliri.
Ky është urimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):
Urime ditelindja zemer!
Udhetuam bashke dorë për dore prej ditëve studentore, ato të luftës dhe këto të lirisë.
Dëshmia dhe kurorëzimi i dashurisë sonë janë dy djemtë tanë Roberti dhe Redoni.
Kur menduam se nuk mund të jemi më të lumtur se kaq Zoti na e dërgoi nipin Aleksin. Roberti e Herolina do të na gëzojnë shumë shpejt edhe me një mbesë.
Uroj t’i përjetojmë edhe fëmijët e Redonit
Të bëhesh gjysh pranë gruas që e dashuron është bekimi më i madh.
Ta jetojmë dhe gëzojme bashkë.
Gezuar!