Iliriana me dedikim për Adrin: Asnjë ditë pishman që po e ndajmë jetën bashkë

Ish-banorët e Big Brother VIP Kosova, Adri dhe Iliriana mbeten ende një ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.
Pas përfundimit të Big-ut, dyshja mbetet ende e dashur për publikun.
Në ditën e të dashuruarve, Ilirana ka bërë një dedikim për Adrin.
Krahas një foto-shooting, këngëtarja ka shkruar: “Asnjë ditë Pishman që po e ndajmë jetën bashkë”.
Ndërsa para pak ditësh Adri dhe Iliriana kanë publikuar këngën e tyre më të re “Pishman”, ku ka rrëmbyer miliona shikime në pak kohë./Indeksonline/