Iliriana Sadriu flet hapur për dëshirën për të pasur fëmijë, emocionon me përgjigjen

Këngëtarja e njohur Iliriana Sadriu ka zgjedhur t’u përgjigjet sinqerisht ndjekësve të saj në Instagram, teksa është pyetur shpesh rreth planeve për të pasur një fëmijë me partnerin e saj, Adri.
Në rubrikën “Koha për pyetje”, një ndjekës e pyeti: “Kur po na bon ni bebe të mirë si ti?”, dhe përgjigjja e saj ka prekur shumë njerëz.
“Shumë pyetje të ngjashme për bebe, kur a je etj… Kismet, kur do Zoti duam edhe ne. Gjithçka e ka kohën e caktimit të vet. Nuk mërzitni për këtë punë hiç,” – ka shkruar Iliriana me sinqeritet.
Deklarata e saj u prit me shumë mbështetje nga fansat, të cilët vlerësuan hapjen dhe pozitivitetin që ajo përcjell. Këngëtarja dhe partneri i saj Adri janë një nga çiftet më të dashura të skenës muzikore shqiptare, të cilët këtë sezon kanë qenë jashtëzakonisht të angazhuar me performanca dhe koncerte, veçanërisht në dasma.
Pavarësisht angazhimeve të shumta, dyshja nuk hezitojnë të ndajnë me ndjekësit e tyre momente nga jeta personale, duke forcuar lidhjen e tyre me publikun.
