Ilirianës i duhet ndihmë për të kthyer shikimin: M’ka marrë malli me pa dritë me sy…

Ilirjana Smajli nga Mitrovica ka plotë dhjetë vite qe i ka humbur shikimi.
Dëshira e saj e vetme është që të shohë edhe një herë.
”Që 10 vjet m’ka marrë malli me pa dritë me sy, që 10 vjet nuk shoh, kisha dasht me pa dritë me sy”.
I ati i Ilirjanës nuk ishte në gjendje të flasë para kamerave, mirëpo ai tha se deri para 4 muajve vajza e vetme e familjes nuk mund as të ecte. Këmbët i ndjeu përsëri, por jo dhe shikimin.
Derisa ajo që Ilirijana kërkoi ishte ndihmë nga njerëzit vullnet mirë.
Kjo është hera e tretë për të cilën kërkohet ndihmë./Klan Kosova/