75 Mall Live Search
23:22 / E Martë, 28 Tetor 2025 / BA

Ilnisa Agolli reagon pasi Meritoni refuzoi të fliste për të: Lidhja ka përfunduar, më vjen mirë që për herë të parë…

Meriton Mjekiqi, ish-finalist i Big Brother Vip 3 Albania, ishte i ftuar sot në “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku refuzoi të komentonte marrëdhënien e dikurshme me Ilnisa Agollin.

Nuk vonoi as reagimi i gazetares, e cila në një instastory shkroi “ëndrrat e një nate vere, nuk zgjasin netëve të dimrit”.

Për këtë, ajo u telefonua nga moderatoret e “Goca dhe Gra”, ku sqaroi postimin e saj.

Përpara se të vija te Sara, pas një dite të ngarkuar, nuk mund ta mbyllja të martën pa ju parë juve. Ju rrotulloheni drejt dashurisë, tani ju pashë. Po kënaqesha. Fjala nuk i rri të gjithëve në gojë dhe nuk zë vend të gjithë.

Më vjen mirë, për herë të parë nuk isha subjekt i një teme që nga portalet fryhet dhe kamuflohet. Është një raport që ka përfunduar para një viti. Ky statusi ishte fare i qartë që historia ka përfunduar,  nuk ka nevojë për koment”-tha Ilnisa.

E pyetur nëse është penduar për lidhjen, Ilnisa tha: “nuk shqyhem si njeri që pendohem”.