‘I’m a Mess’ nga Bebe Rexha me 100 milionë klikime
Bebe Rexha vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të suksesshme në botë.
Ylli me prejardhje shqiptare po e shënon edhe një sukses tjetër, kënga e saj ‘I’m a Mess’ ka arritur të klikohet mbi 100 milionë herë në kanalin ‘Youtube’. Këtë lajm e ka ndarë vet këngëtarja me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram, ku edhe ka falenderuar të gjithë ata që e pëlqejnë, shkruan Indeksonline.
Ndryshe Bebe ditë më parë përmes një njoftimi bëri të ditur se albumi i saj debutues ‘Expectation’ po arrin të jetë në top pesëshen më të dëgjuar të femrave në kanalin ‘Spotify’, i katërti me radhë./Indeksonline/