75 Mall Live Search
18:09 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Imamët në Vrellë ftojnë prindërit t’i dërgojnë fëmijët për mësim në xhami

Derisa procesi në shkollat e vendit tonë ka përfunduar, duke u mbyllur gjysmë vjetori i parë, xhamia në fshatin Vrellë në Istog po hap dyert këtë verë për fëmijët e fshatit.

Përmes një njoftimi madje të bërë edhe në rrjete sociale, ata kanë bërë thirrje tek prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre për mësim-besim në xhaminë e fshatit, përcjellë Indeksonline.

“Njoftojmë banorët e fshatit Vrellë se me datën 11.07.2019 ditë e Enjte, fillon mësim-besimi në xhaminë e fshatit Vrellë duke filluar nga ora 12:00 deri në orën 13:00. Mësimi do të mbahet në ditën e Enjte, e shtunë dhe të dielën. Mësimi mbahet për moshat deri në 14 vjet, për të dy gjinitë. Mësimi përfshin:
Bazat e fesë islame (Akaidi)
Dispozitat e fesë islame (Fikhu)
Edukata islame (Ahlaku)
Histori islame 
Kursi është falas.
Mësues do të jetë imami i xhamisë, Hoxhë Arben Dreshaj dhe Hoxhë Blerim Haxhijaj”

Ndryshe këtë njoftim ata e kanë mbyllur me këtë fjali “Prindi dhuratën më të çmuar që mund t’ia bëjë fëmijës së tij, është edukimi me Kuran”./Indeksonline/