75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 11 Mars 2024 / LB

Imami Bekim Jashari: Shkurte Fejza simbol që na ka frymëzu, hoxha edhe 10 kapuça me i pasë s’e di kush shkon në “xhehnet”

Hoxhë Bekim Jashari ka dhënë një mendim të tij mbi deklaratën e hoxhë Shefqet Krasniqit që dha ditë më parë për këngëtaren e mirënjohur Shkurte Fejza.

Hoxhë Krasniqi kishte pohuar se “Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”,

Por, për këtë hoxhë Bekim Jashari tha” “Ku e dim ne, ajo është kompetencë e Zotit”, tha hoxha Jashari në Frontal në T7.

“Kush shkon në xhehnet e kush në xhehenem, asnjë njeri në tokë nuk e di. Le të jetë çfarëdo hoxhe, me 10 kapuça me kanë nuk e din”, tha ai.

“Ata që paraqiten shumë pranë krijuesit është mirë me i këqyr vetëm punët e veta”, shtoi ai.