16:27 / E Martë, 27 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Imami i Qabesë do të vizitojë Kosovën

Ditën e nesërme, imami i Qabesë, Abdullah Avad el-Xhuheni do të vizitojë Kosovën, njofton Bashkësia Islame e Kosovës përmes faqes së Facebook-ut.

Me ftesë të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame, Myftiut Naim Tërnava, në Kosovë, ai do të qëndrojë për vizitë tri ditore.

Ai do t’i prijë namazit të jacisë në xhamisë “Shuajb Arnauti” në lagjen Mati 1 në Prishtinë kurse Të enjten,  do t’i prijë namazit të akshamit në xhaminë “Sinan Pasha” në Prizren.

Ndërsa të premten, do ta mbajë hytben e xhumasë në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih” në Prishtinë./IndeksOnline/