75 Mall Live Search
21:37 / E Enjte, 08 Maj 2025 / Burim

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, arrin për vizitë zyrtare në Kosovë

Imami i Qabesë, shejh Bandar Baleela, ka mbërritur sot për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, atë e ka pritur kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

“Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të jetë i pranishëm në Garat Kuranore Ndërkombëtare që po mbahen në Prishtinë, ku do të nderojë me praninë e tij garuesit nga 22 vende të ndryshme”, thuhet në njoftimin e BIK.

Përveç pjesëmarrjes në këtë aktivitet fetar, imami i Qabesë pritet të vizitojë edhe disa monumente me rëndësi historike, fetare dhe kombëtare në Kosovë, duke përfshirë objekte të trashëgimisë islame, si dhe të historisë së popullit tonë. /Indeksonline/