22:04 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / AR

Imami Arbanashi bashkë me besimtarët ndihmojnë një shkollë në Podujevë

Imami i xhamisë së fshatit Balloc, Dr Besim Arbanashi ka bërë një veprim tejet të mirë.

Së bashku me besimtarët e xhamisë së tij kanë mbledhur të holla të cilat janë dërguar si donacion për shkollën “Dëshmorët e Kombit” të atij fshati.

Më konkretisht, me ato të holla kanë ndërtuar një klasë verore në oborrin e shkollës, shkruan Indeksonline.

Këtë veprim e ka përshëndetur drejtori i shkollës i cili edhe i është mirënjohës për këtë kontribut.

Më poshtë pamjet nga rregullimi i klasës verore: