Imami kosovar: Dy lajme super të mira për muslimanët në botë, vijnë nga SHBA-ja

Imami kosovar, Labinot Maliqi i ka quajtur lajme super të mira dy vendime nga senati amerikan dhe Dhoma e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan.
“Dy lajme super të mira për muslimanët kudo nëpër botë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
• Sot Senati Amerikan me shumicë votash ka aprovuar emërimin e Presidentit Biden, që këshilltari i ish Presidentit Obama, Rashad Hussain të bëhet myslimani i parë amerikan i cili do të shërbej si Ambasador i Përgjithshëm për Lirinë Ndërkombëtare Fetare pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.
• Gjithashtu këtë të mërkurë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit Amerikan, duke patur edhe mbështetjen e Presidentit Biden, ka miratuar projektligjin e propozuar nga kongresistja muslimane Ilhan Omar, për të emëruar një të dërguar të posaçëm nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të monitoruar dhe luftuar islamofobinë në amerikë dhe në mbarë botën.
Unë jam shumë i lumtur që më në fund po ndodhin këto progrese historike, dhe mezi pres që të bashkëpunoj me mikun tim Rashad Hussain, si dhe me përfaqësuesin i cili do të zgjedhet për të luftuar islamofobinë globale. Kemi shumë gjëra për t’i trajtuar, dhe shumë nevojë për të bashkëpunuar” shkruan në njoftim imami Maliqi./Indeksonline/