Imami kosovar merr pjesë në organizimin e Trupave Diplomatike Hebreje për nder të pashkëve

Imami kosovar, Labinot Maliqi ka marr pjesë në ngjarjen virtuale të organizuar për nderë të Pashkëve nga “World Jewish Congress”.
Maliqi në postimin e tij ka shkruar se në këtë organizimin ishin pjesëmarrës mbi 200 persona, përfshirë diplomatë dhe udhëheqës të komunitetit islamit, krishterë, hindu dhe baha, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Labinot Maliqit:
Ishte kënaqësi të marr pjesë në organizimin e Trupave Diplomatike Hebreje të World Jewsh Congress, në ngjarjen virtuale të organizuar për nderë të Pashkëve Hebreje.
Në këtë ngjarje ishin mbi 200 pjesëmarrës nga e gjithë bota – përfshirë diplomatë, si dhe udhëheqës të komunitetit islam, të krishterë, hindu dhe bahá’í – ku reflektuam mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet tona.
Në këto Pashkë përkujtohet dita kur i Plotfuqishmi e hapi Detin e Kuq për të shpëtuar të Dërguarin e Tij, Musain (Mojsiun) (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të), së bashku me besimtarët, nga brutaliteti i Faraonit të Egjiptit të lashtë të cilin Zoti e përmbysi në det së bashku me ushtrinë e tij.
Chag Pesach Sameach!
/Indeksonline/
