09:04 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Imami nga Prizreni: U befasova sa shumë para më dha ky person (Video)

Dhënia e parave për hir të zemres, apo e njohur si ‘sadakaja’, është një veçori interesante në islam.

Imami nga Prizreni, Mazllëm Mazllëmi ka treguar një rast kur një person i kishte dhuruar një shumë të konsiderueshme të parave.

Ai tregon se si pasi fali namazin një person iu afrua dhe nuk i tregoi asgjë, vetëm se ia dhuroi parat për obligimet e xhamisë, shkruan Indeksonline

“Pasi e falëm namazin e Jacisë i fika dritat dhe dola prej xhamisë dhe një person u fut brenda. Dritat ishin të fikura. Dhe më dha një sasi të konsiderueshme të eurove, dikur 13.000 euro. Ai më tha se ka një ditë që do të takohemi ne ndonjë ditë. As nuk më la me ja shkru, as nuk ma tregoi emrin edhe shkoi”, tregon hoxha.