20:10 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Imamoglu premton një fillim të ri, i gatshëm për bashkëpunim

Kandidati i Partisë Republikane Popullore të opozitës Ekrem Imamoglu, i cili sipas rezultateve të para ka fituar zgjedhjet për kryebashkiak, sot premtoi një “fillim të ri” në Stamboll dhe shprehu gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan.

Imamoglu fitoi 54% të votave, duke lënë prapa një kandidat të AKP qeverisëse dhe ish-kryeministrin Binaly Yildirim.

Imamoglu fitoi zgjedhjet e 31 marsit dhe ishte kryetari i bashkisë për 18 ditë, por komisioni zgjedhor anuloi rezultatet për shkak të parregullsive.