75 Mall Live Search
18:17 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / G T

Imane Khelif nuk lejohet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit për Femra

Shoqata e boksit IBA ka përjashtuar Imane Khelif nga kampionati botëror i boksit për femra.

Gruaja alegjeriane ka dështuar në një test “të paspecifikuar”, shkruan Indeksonline

Imane Khelif nuk lejohet të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit për femra. Kjo është bërë e ditur nga disa media, duke cituar një konferencë të mbajtur nga shoqata botërore IBA.

Sekretari i përgjithshëm, Chris Roberts deklaroi se Khelif nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë, gjatë një testi të dështuar.

Imane Khelif ishte në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, ku fitoi medaljen e artë. U ngrit një dyshim te boksierja se ajo është mashkull dhe jo femër./Indeksonline/