Imazhe të reja nga videoklipi i shumëpritur i Lyrical Son dhe Kida
Dyshja e njohur e artistëve, Kida dhe Lyrical Son kanë konfirmuar bashkëpunimin.
Ende nuk është dhënë një datë për publikimin e këngës së tyre të re, por ata kanë dhënë tashmë detaje nga ky projekt, shkruan Indeksonline.

Kënga do të vije e shoqëruar me videoklip dhe mban titullin ‘DejaVu’ ndërsa këngëtarja e njohur, Kida ka sjellur edhe imazh nga klipi.

Këngëtarja shfaqet atraktive në një fustan të kuq të kombinuar me atletet të bardha derisa pranë saj shihet edhe reperi i suksesshëm kosovar./Indeksonline/
