16:01 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Imazhe të reja për 10-vjetorin e Pavarësisë: Bac, çikat na e zbardhën ftyrën (Foto)

“Bac, u kry” është një nga panot e famshme që u përdor si një formë komunikimi ndaj përmbushjes së amanetit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të rënëve të tjerë për lirinë e vendit.

Bazuar në këtë, në këto ditë festive ekipi i “Image of Kosova”, ka përzgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë një mesazh për ambasadoret më të mira të vendit, që po e ngritin emrin e këtij shteti, në shumë vende të botës.


Në këtë fotografi të dizajnuar nga “Image of Kosova”, shihen këngëtaret shqiptare me fame botërore Rita Ora, Dua Lipa dhe kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, ndërsa shkruhet “Bac, çikat na e zbardhen ftyrën!”.