75 Mall Live Search
16:19 / E Premte, 04 Janar 2019 / indeksADMonline

Imazhet e pabesueshme satelitore nga vullkani në Indonezi

Dy javë më parë, një tsunami vullkanik vdekjeprurës goditi në ngushticën Sunda të Indonezisë, duke kapur banorët në befasi.

Kompania e vëzhgimit të Tokës Planet Labs arriti të kapë imazhe me rezolucion të lartë të vullkanit Anak Krakatau.

Koni i vullkanit u rrëzua dhe shkaktoi një rrëshqitje të thellë nënujore më 22 dhjetor, duke çuar në valë të mëdha që nuk ishin zbuluar nga sistemet paralajmëruese të cunamit.

Fotografitë tregojnë se sa vullkani ka ndryshuar pas katastrofës, ku një gji është formuar nga kolapsi, së bashku me nivele të larta të sedimenteve në ujin që rrethon ishullin.

Imazhi i parë është nga 17 dhjetori, përpara rënies së vullkanit, ndërsa imazhi i dytë është nga 30 dhjetori, pas rrëshqitjes së dheut./Indeksonline/