75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 04 Prill 2022 / B O

Imazhi satelitor tregon një varr masiv afër Kievit, dyshohet për qindra ukrainas të vrarë

Një varr masiv është gjetur në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

Gazeta ukrainase “Ukrajinska Pravda” shkruan se në të janë 330-440 trupa të pajetë, të vrarë nga ushtria ruse, shkruan Indeksonline.

Pamjet nga periferia e kryeqytetit, ku trupat e shumtë të banorëve u gjetën në rrugë pas tërheqjes së trupave ruse, shkaktuan tmerr ndërkombëtar.

Ukraina fajëson për masakrën trupat ruse që deri vonë pushtuan qytetin.

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës njoftoi një autopsi të trupave për të zbardhur krimin./Indeksonline/