75 Mall Live Search
00:51 / E Diele, 19 Mars 2023 / MSH

Imer Mushkolaj: Dështimi ka emër, Albin Kurti!

Analisti i njohur Imer Mushkolaj ka reaguar pas rezultateve të takimit të sotëm në Ohër, mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Sipas Mushkolajt, aneksi merret vetëm me zbatimin e themelimit të asociacionit.

Ai ka thënë se Albin Kurti është sinonim i “dështimit”.

“Thuajse krejt aneksi i zbatimit merret veç me një pikë të marrëveshjes – themelimin e Asociacionit. Dështimi ka emër: Albin Kurti” ka shkruar Mushkolaj në Facebook.