13:16 / E Martë, 19 Prill 2022 / LB

Imer Mushkolaj ka disa kritika për pushtetin

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj ka numëruar një serë temash për të cilat pushteti aktual nuk ka dëshire t’i diskutoj.

Ndër të tjera, ai ka përmendur komisionin hetimor parlamentar për energjinë.

Pushtetit, sipas tij, nuk i ka mbetë tjetër veç me e përpilu një listë dhe me tregu cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo.

Postimi i plotë i Mushkolajt:

Po thonë: qysh po pyetni për punësimet familjare, në kohën kur po sulmohet policia? Qysh po folni për sigurimin shëndetësor të policëve, kur jemi në rrezik prej Serbisë? Qysh po pyetni për pretendimet e Beogradit rreth ngjarjeve në Kosovë? Qysh po lypni komision hetimor parlamentar për energjinë, në kohën kur po ndodh lufta në Ukraninë? Pushtetit nuk i ka mbetë tjetër veç me e përpilu një listë dhe me na tregu me cilat tema guxojmë me u marrë e me cilat jo.