75 Mall Live Search
16:18 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / LB

Imeraj reagon pas videos së publikuar në IndeksOnline, thotë se librin e tij, Kurtit ia ka dhuruar kryetari i fshatit

Kryetari i Shoqatës së Historianëve të Deçanit, Shkodran Imeraj, ka reaguar pas një video të publikuar në IndeksOnline me titull: E priti me ‘dhuratë’ në Lybeniq, por para 1 muaji ”s’la gjë pa i thënë” Kurtit. Qe për kë bëhet fjalë.

Imeraj ka thënë se me 01 prill 2024 librin e tij me titull: “Masakrat në Lybeniq 1998-1999”, ia ka dhuruar kryeminsitrit Kurti kryetari i fshatit Lybeniq z.Nezir Jahmurataj. “Ndërsa, unë as që jam takuar apo përshëndetur dore me dorë me kryeministrit Kurti në Lybeniq me 01 prill 2024”, ka shkruar Imeraj.