75 Mall Live Search
22:08 / E Hënë, 21 Tetor 2024 / Gj. Sh

Imitimi i Rezit, Burimi befason: Nuk është bullizëm, jam i kënaqur me të gjithë banorët

Burimi nuk ka pranuar të viktimizohet sonte me rastin e një momenti kur Rezarti e imitonte në një situatë ndërsa ai vepron.

Sipas tij ajo nuk përkon dot me bullizëm, dhe ndjehet shumë i kënaqur me të gjithë banorët.

”Unë ia kam lejuar me bo pak hajgare. Unë vet kam qenë fëmijë kur e kam pa këtë si fëmijë në ‘’Portokalli’’ ”.

”Nëse është bullizim, por bullizim është me të thanë shtatshkurtër, ose shkurtabiq. Unë jam shumë i kënaqur me të gjithë banorët”.

”Nëse është bullizëm, vëllai i madh është për mu. Është imitim, është aktrim. Nuk është diçka bullizim”.