75 Mall Live Search
19:02 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Njeriu që imiton kukullën “Ken”, vazhdon të heqë ende brinjë

Rodrigo Alves ka çuar masakrën e tij të kirurgjisë plastike në një tjetër fazë ekstreme kohët e fundit.

Njeriu i cili është vetëshpallur, kukulla Ken për shkak se ka bërë gjithçka për t’i ngjarë atij përfitoi 22,000 $ për ndërhyrjen e rradhës gjatë së cilës ka hequr disa brinjë.



Nëse ndërhyrja e parë e tij nuk rezultoi e suksesshme ai ka riprovuar përsëri të heqë edhe disa brinjë për t’a holluar edhe më tepër belin e tij.



Për të çuar pamjen e tij në një tjetër nivel, ai zgjodhi të hiqte katër brinjë me një operacion që konsiderohej i rrezikshëm për disa ekspertë.



Ylli i mediave sociale këmbënguli se ai kaloi tre vjet duke kërkuar procedurën dhe u sigurua që të merrte këshilla nga ekspertët mjekësorë përpara se të bënte këtë ndërhyrje.



Kirurgu i tij, Dr Michael Obeng, tha: “Ky është i pari mashkull që kam operuar ndonjëherë i cili ka dëshiurar të heqë brinjët”.