75 Mall Live Search
17:25 / E Shtunë, 25 Tetor 2025 / MSH

IML-ja tërheq trupin e pajetë të viktimës që ra nga lartësia në Rugovë, do t’i bëhet obduksioni

IndeksOnline raportoi më herët rreth një rasti tragjik në Pejë, ku një person dyshohet se ra nga lartësia, në Grykën e Rugovës.

Burime të IndeksOnline pohuan se viktima në fjalë është një grua, afro 60 vjeç, që në rrethana të paqarta ra nga lartësia në greminë, buzë Lumbardhit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai bëri me dije se trupi i pajetë është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, që do të bëjë obduksionin.

“Sot rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në rrugën Pejë-Rugovë, në kilometrin e 5-të, në Lumbardh është një person i shtrirë. Në vendngjarje kanë dal policia, Emergjenca dhe zjarrfikësit. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, gjersa me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë shkon në IML, për obduksion. Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes” deklaroi Gashi.