08:12 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / C E

Immobile: Ardhja e Ronaldos dhe Ibras në Serie A më ka motivuar më shumë

Ciro Immobile, ylli i Lazios i cili fitoi mbrëmë kundër Zenitit me rezultat 3-1 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, shënoi dy gola duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Sulmuesi italian pas ndeshjes ka folur për “Sky Sport” duke thënë se ia ka kushtuar tërë jetën futbollit.

Kur nuk luaj, jam si një fëmijë të cilit i hiqen lodrat. Unë i kam kushtuar një jetë futbollit, kështu që zemërimi është i dyfishtë kur nuk mund të luaj”, ka thënë Immobile pas ndeshjes.

Sot isha entuziast, doja të jepja diçka më shumë për ekipin që deri më tani është sjellë shumë mirë. Po hyj në shumë renditje të klubeve dhe është e bukur, lexoj emra që kanë bërë histori dhe më bëjnë krenar”.

Unë e marr, por e ndaj me të gjithë. Kur arriti Ronaldo kisha një nxitje shtesë që të paktën të dilja në të njëjtin nivel, e njëjta gjë me Ibrahimovic”.

Unë studioj shumë me ta, duhet ta bësh me kampionë si ata. Jam i lumtur me këtë kombinim, shpresoj të arrij si Ibra në moshën e tanishme”, tha ndër të tjerash sulmuesi i Lazios. /IndeksOnline/