16:02 / E Hënë, 29 Prill 2024 / AR

Impakti i Dafina Zeqirit, përmes dy këngëve “shpëton” jetë

Jo rrallë herë këngëtarja Dafina Zeqiri ndan copëza private me ndjekësit në mediat sociale.

Së fundmi, ajo ka ndarë një mesazh që duket ta ketë marrë nga një ndjekës – ky i fundit (identitet i pazbuluar) duke folur për dy prej këngëve të artistes, e falënderoi Dafinën për impaktin pozitiv përmes muzikës.

“Një artiste e vërtetë, personalisht, faleminderit për këto këngë të mrekullueshme. Kënga ‘Duro’ dhe kjo më ka bë m’i ringjall shpresat dhe me vazhdu jetën”, ka shkruar pos tjerash ndjekësi.