75 Mall Live Search
20:51 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Implantojnë gjene të trurit të njeriut në majmunë, rezultate befasuese

Një eksperiment i ri, i cili ka pasur për qëllim studimin e inteligjencës së njeriut ka ngritur disa debate etike pasi shkencëtarët kinez, kanë implantuar gjene të trurit të njeriut në majmunë, me qëllim të përmirësimit të zhvillimit të tyre.

Shkencëtarët kanë insertuar MCPH1- një gjen që besojnë se luan rol në zhvillimin e trurit të njeriut.

Ata panë se truri i majmunit e kishte të vështirë të zhvillohej, mirëpo pas një kohe ata patën një performancë më të mirë të trurit në krahasim me kafshët e tjera.

Studimi u krye nga një grup i shkencëtarëve të Universitetit të Karolinës së Veriut dhe u publikua në revistën shkencore National Science Review.

“Gjetjet tona kanë demonstruar që primatët transgjetikë kanë një potencial të madh për të vërtetuar shumë teori në atë se pse truri i njeriut është i veqantë”.

Majmunët iu nënshtruan testeve të kujtesës dhe u monitoruan me anë të skanimin, transmeton gazetaexpress. Vetëm 5 nga ka arritën të mbijetonin gjatë testeve të bëra.

Shkencëtarët japonezë në janar kishin bërë edhe 5 klone nga një kafshë e vetme që kishte pasur një çrregullim me gjumin, dhe kishin parë që edhe 5 klonet e krijuara kishin zhvilluar të njëjtin çrregullim.

Gjithsesi kjo mbet një çështje debati për arsye se shumë shkencëtarë dhe mbrojtës të së drejtave të kafshëve janë kundër këtyre eksperimenteve. /Indeksonline/