“Improvizimet dhe të priveligjuarit në mërgatë e sollën PDK në këtë gjendje”, thotë zyrtari i këtij subjekti në Zvicër
Rezultati i dobët i PDK-së në diasporë ka nxitur debat në mesin e strukturave të këtij subjekti.
I fundit që ka reaguar është Qemajl Rexhepi pjesë e strukturave të këtij subjekti në Zvicër.
Ai ka thënë se improvizimet dhe të priveligjuarit në mërgatë e sollën këtë subjekt në këtë gjendje.
“Elektorati as sot as nesër as në ardhmen nuk rreshtohet në vargun e atyre që në mërgim PDK-së i sollën dëme tė pariparueshme. Çka është mjaft, duhet ndalur”, shkruan ndër të tjera Rexhepi.

