75 Mall Live Search
21:13 / E Diele, 21 Shtator 2025 / F.R

Imri Ahmeti: Akllapi i mobilizuar për fitoren tonë

Kryetari i komunës së Lipjanit njëkohësisht edhe kandidat edhe për një mandat në rradhët e LDK-së, Imri Ahmeti, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët ë fshatit Akllapi.

Ahmeti, përmes një postimi në facebook është shprehur se Akllapi është fshati i parë ku kemi mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit, kjo tregon kujdesin tonë për të ardhmen e gjeneratave të reja.

“Sonte, banorët punëtorë e të ndershëm të Akllapit, treguan qartë angazhimin e tyre në rrugën e zhvillimit dhe punës për Lipjanin.Akllapi është fshati i parë ku kemi mbuluar shpenzimet e transportit për nxënësit, kjo tregon kujdesin tonë për të ardhmen e gjeneratave të reja.

Në të ardhmen, ky fshat ka potencialin të shndërrohet në një destinacion turistik, duke u bërë model i zhvillimit lokal. Rruga kryesore e hyrjes do të zgjerohet, ndërsa për studentët dhe bujqit do të ofrojmë mbështetje konkrete që jeta në Akllap të bëhet më e lehtë dhe më e begatshme”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa ka faleminderur për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të këtij fshati./IndeksOnline/