Imri Ahmeti aktiv kudo në Lipjan, synon +4

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti është duke synuar edhe katër vjet në krye të kësaj komune.
Ai po vijon takimet e tij me banorët e fshatrave të kësaj komune komunës, duke dëshmuar përkushtimin për të qenë sa më afër qytetarëve dhe për të dëgjuar nga afër nevojat dhe kërkesat e tyre.
Ahmeti sot ka zhvilluar një takim të ngrohtë e miqësor në familjen e Murat Gerbeshit, në fshatin Sllovi.
“Murati njihet si person shumë aktivë e me energji, duke ngritur vazhdimisht kërkesat dhe nevojat e qytetarëve për zhvillim e infrastrukturë. Aktivizimi i tij edhe si kandidat për Asamble Komunale tregon gatishmërin për të bartur përgjegjësi më të mëdha, me synim që zëri i fshatit Sllovi dhe i gjithë qytetarëve të dëgjohet më fuqishëm”, ka shkruar ai.
Ahmeti ka njoftuar se gjatë të enjten ka zhvilluar takime edhe në fshatin Janjevë.
“Takimet i vazhduam në Janjevë, te familja e Agim Gashit, një djalë shembull dhe punëtor, i cili ka ndërtuar një biznes të vogël, por shumë të suksesshëm”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shkruar se po angazhohemi për fitoren e radhës dhe për t’i siguruar Janjevës një përfaqësues në Kuvendin e Komunës.
“Agimi është zotuar se do të punojë për të mirën e qytezës së Janjevës dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve, pa dallim”, ka shkruar Ahmeti. /IndeksOnline/