19:32 / E Shtunë, 20 Korrik 2019 / indeksADMonline

Imri Ahmeti e mohon se do te jetë sekretar i LDK-së

Kryetari i Lipjanit nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti ka mohuar se do të jetë sekretar i kësaj partie.

Ai përmes një shkrimi ka thënë  se nuk është pjesë e asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozitën e tij për sekretar të LDK-së, transmeton Indeksonline.

“Duke lexuar shkrime dhe prononcime të ndryshme lidhur me procesin zgjedhor jam i obliguar të sqaroj para opinionit që personalisht nuk jam pjesë asnjë kombinimi, asnjë bisede lidhur me pozicionet që përmendën në shkrime. Unë angazhohem për unifikim dhe marrëveshje të përbashkët që ka mbështetjen e me shumë degëve dhe delegatëve, për një marrëveshje që gëzon mbështetjen e anëtarësisë. Për mua personalisht janë të papranueshëm konspiracionet e kujtdo qofshin me qellim të futjes së hutisë dhe tendencave të përçarjes së anëtarësisë. Do angazhohemi fortë të dalim fitues ndaj çdo konjukture që po përpiqet të përçaj LDK-në. Do të dalim edhe më të fortë duke ruajtur traditën e tolerancës e mirëkuptimit sepse kemi përgjegjësin për të menaxhuar mirë e korrekt zgjedhjet dhe proceset që e presin shoqërinë tonë”, ka shkruar Ahmeti./Indeksonline/