Imri Ahmeti: Gjithçka gati nga kampi i fitores, përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Lipjanit me anë të një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë me dije se këtë të shtunë (13 shtator), bëhet hapja e fushatës në Prishtinë, te Pallati i rinë, në orën 18:00.
Ahmeti është zotuar se gjithçka është gati nga kampi i fitores, transmeton IndeksOnline.
Statusi i tij i plotë:
Gjithçka gati nga kampi i fitores!
Të shtunën 13 shtator hapja zyrtare e fushatës në Prishtinë, Pallati i Rinisë, në ora 18:00.
Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin!