22:06 / E Diele, 28 Korrik 2019 / indeksADMonline

Imri Ahmeti kandidati i parë për nënkryetar të LDK-së

Tashmë kanë mbetur edhe pak ditë ku LDK do të zgjedhë kryetarin edhe kryesinë, por si duket do të ketë shumë kandidat për të udhëheqë këtë parti.

Indeksonline gjatë ditës ka provuar të kontaktojë edhe Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i cili doli fitues në Lipjan me një përqindje të lartë të votave.

I pyetur se a do ti futet garës për të parin e partisë ai ka qeshur duke thënë se do të futet në garë për të dytin.

“Për të parin e partisë duket ka mjaft konkurrent unë do konkurroj për të dytin e partisë sepse po duket që të gjithë ja kanë mësy vetëm kryetarllekut pa marrë parasysh edhe shumë faktorë të tjerë përveç gadishmërisë për të qenë i pari i partisë”, tha Ahmeti.

“Prandaj duket mua me ka mbet të jam kandidat i parë për të dytin e partisë” tha Imri Ahmeti duke qeshur./Indeksonline/