75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Burim

Imri Ahmeti me qytetarët e Rubovcit e Kojskës: Entuziazmi juaj është burim force për vizionin tonë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti, sonte ka zhvilluar një tubim me qytetarët e Rubovcit të Madh, Kojskës dhe Rubovcit të Vogël.

Ahmeti u shpreh se entuziazmi dhe mbështetja e qytetarëve në këtë takim janë burim force për vizionin dhe punën konkrete që ai synon të realizojë për të ardhmen e komunës.

“Mesazhi është i qartë: Rubovci i Madh, Kojska dhe Rubovci i Vogël janë në rrugën e zhvillimit dhe nuk ka kthim prapa. Faleminderit për besimin tuaj të palëkundur. Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin!”, tha Ahmeti në fjalën e tij.