75 Mall Live Search
21:20 / E Diele, 14 Shtator 2025 / F.R

Imri Ahmeti nis fushatën nga Gadimja me përkrahje të jashtëzakonshme

Kryetari i Komunës së Lipjanit dhe kandidati për zgjedhjet lokale nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, ka mbajtur një tubim madhështor në fshatin Gadime, duke shënuar hapjen zyrtare të fushatës zgjedhore.

Në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të jashtëzakonshme, qindra qytetarë u mblodhën për të përkrahur kandidatin Ahmeti, i cili garon me numrin 113 në listën e LDK-së.

“Hapje madhështore e fushatës! Mbështetja juaj masive i bën tubimet tona edhe më të bukura dhe plot entuziazëm. Faleminderit, Gadime! FITORE!”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar edhe pamje nga tubimi.

Në fotografitë e shpërndara, vërehet një pjesëmarrje masive e qytetarëve të të gjitha moshave, që kanë ardhur për të përkrahur programin dhe vizionin e tij për mandatin e ardhshëm./IndeksOnline/