75 Mall Live Search
20:29 / E Diele, 14 Shtator 2025 / Z S

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ameti ka shpalosur programin e tij para banorëve të Gadimes.

Ahmeti u premtoi atyre se nëse fiton besimin për një mandat të radhës, do të investojë në infrasteukturë, stadiume, palestra, kanalizim, ujësjellës e shumë projekte të tjera.

“Do të ndërtojmë çerdhe, do ta mbajmë të pastër ambientin e shtretrit e lumenjve. Në qytet do t’i kushtojmë vëmendje rrugëve të reja, do të ndërtojmë pishinë gjysmëolipmike, nënkalime, do të bëhet renovimi i objekteve të vjetra dhe do të vendosen ashensor. Do të ndërtojmë qendrën për fëmijet autik dhe qendrën për persona të moshuar”, tha Ahmeti.

Ai tutje tha se do të punojë në çdo lagje të qytetit, në çdo sokak e familje për të zhvilluar këtë qytet sa më shumë.

“Do ta realizojmë planin 100% qysh në vitin e parë dhe i them Gadimes se do ta kompletojmë infrastrukturën për dy Gadimet në vitin e ardhshëm. Vëmendje të veçante do t’i kushtojmë arsimit, ku kemi 70% të shkollave me një ndrrim, e tani do të fillojmë me mësimin tërëditor në të gjitha shkollat ku ka ambiente të mjaftueshme”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, listës së LDK-së në këtë komunë i prin Imri Ahmeti me 33 kandidatë për asamblenë komunale