75 Mall Live Search
22:51 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Imri Ahmeti pritet si “babush”, në fshatin që mbanë të njejtin emër

Kandidati për kryetar të komunës së Lipjanit për një mandat të rradhës nga radhët e LDK-së, Imri Ahmeti është pritur me mbështjetje të madhë në fshatin Babush.

Sipas një postimi në facebook Ahmeti është shprehur se vizioni i tij është bërë vizion i qytetarëve.

Në Babushin e njerëzve punëtorë dhe intelektualë, morëm mbështetjen për fitoren tonë të madhe. Vizioni ynë është bërë vizioni i qytetarëve. Me punë konkrete, me program të qartë dhe me vendosmëri të hekurt, do të vazhdojmë të ecim përpara, drejt fitores. Përtej fjalëve, me punë, për Lipjanin që e duam të gjithë!”, ka shkruar Ahmeti./IndeksOnline/