75 Mall Live Search
10:34 / E Diele, 12 Tetor 2025 / F.R

Imri Ahmeti s’e gjen emrin në listën e votuesve

Kryetari aktual i Lipjanit, Imri Ahmeti ka kryer obligimin e tij si qytetar, dhe ka hedhur votën e tij.

Ahmeti së bashku me familje, votoi në shkollën fillore “7 Marsi” në Poturovc.

Mirëpo emri i Imri Ahmetit dhe bashkëshortes së tij nuk është gjetur në listën e votueseve.

“Është rasti i parë, që 25 vjet votoj këtu”, u shpreh Ahmeti.