Imri Ahmeti shpall fitoren e LDK-së në Lipjan
Kryetari i degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti ka shpallur fitoren e këtij subjekti në këtë qytet.
Ai në zyrën e LDK-së në Lipjan ka shpallur fitoren para aktivistëve të këtij subjekti, shkruan Indeksonline.
KQZ deri më tani ka proceduar 70.37% të të dhënave nga komuna e Lipjanit.
Deri më tnai LDK prinë bindshëm me 37.42%, kurse në pozitën e dytë është PDK me 25.59%.
Ndërsa në pozitën e tretë është LVV me 19.68%./Indeksonline/